Rebelët ia vranë babain, djali merr detyrën e presidentit

Djali i udhëheqësit të vrarë të Çadit, Idriss Deby do të marrë detyrën e presidentit në vend të babait të tij. Lajmi është dhënë sot nga presidenca e Çadit.
Mahamat Idriss Debby, 37 vjeçar do të jetë president i ri i shtetit afrikan. Ai poashtu do të jetë kreu i ri i forcave të armatosura.
Djali i Deby kishte mbikqyrur sigurinë e babait të tij si shef i rojes elitare presidenciale dhe shpesh ishte shfaqur përkrah tij.
Mahamat Deby njihet më së miri si një komandant i lartë i forcave Chadian që ndihmojnë një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në veriun e paqëndrueshëm të shtetit fqinj, Mali.
Ekspertët thonë se sipas ligjit të Çadit, kryetari i parlamentit duhet të kishte marrë pushtetin pas vdekjes së Deby dhe jo djali i tij./Indeksonline/