75 Mall Live Search
11:32 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Rebelohet Caicedo, nuk paraqitet në stërvitjen e Brightonit, kërkon largimin

Moises Caicedo nuk është paraqitur në stërvitjen e Brightonit.

Ai dëshiron sa më parë të largohet nga klubi, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate në faqen e tij në Instagram, transmeton IndeksOnline.

“I jam mirënjohës z. Bloom dhe Brighton që më dhanë mundësinë të vij në Premierligë dhe ndjej se kam bërë gjithmonë më të mirën për ta. Unë gjithmonë luaj futboll me buzëqeshje dhe me zemër. Unë jam më i riu nga 10 vëllezërit e motrat nga një edukim i dobët në Santa Domingo në Ekuador. Ëndrra ime gjithmonë të jem lojtari më i dekoruar në historinë e Ekuadorit. Jam krenar që jam në gjendje të sjell një tarifë rekord transferimi për Brighton që do t’i lejonte ata ta ri-investonin dhe të ndihmonte klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm. Tifozët më kanë marrë në zemrat e tyre dhe ata do të jenë gjithmonë në zemrën time, kështu që shpresoj që ata të kuptojnë pse dua të shfrytëzoj këtë mundësi madhështore”, ka shkruar Caicedo.

Për ekuadorianin është e interesuar skuadra e Arsenalit, por që Brighton dje kishte refuzuar një ofertë prej 60 milionë funte nga Topçinjët.

Por sipas gazetarit Fabrizio Romano, Arsenali tani po përgatit një ofertë të përmirësuar./IndeksOnline/