75 Mall Live Search
16:38 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Rebelohet Lewandowski, vonohet në stërvitjen e Bayernit

Sulmusi Robert Lewandowski është vonuar në të dy seancat stërvitore të Bayern Munchen këtë para sezon.

Kështu ka raportuar gazeta gjermane Bild, transmeton Indeksonline.

Kjo mund të jetë  një përpjekje nga ana e tij për të ushtruar presion ndaj klubit për ta shitur atë.

Lewandowski ka bërë të ditur muaj më parë se nuk dëshiron të jetë pjesë e Bayern dhe dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Pavarësisht dëshirës së sulmuesit polak dhe ofertave nga Barcelona, klubi bavarez ende nuk ka vendosur për ta lenë të lirë Lewandowskin./Indeksonline/