75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Rebic dhe Krunic dalin negativ, Theo ishte ‘pozitiv i rremë’

AC Milan sot përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar publikun për testet e Covid-19.

Klubi italian njoftoi se dyshja, Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë rezultuar negativ në testet e bëra, shkruan IndeksOnline.

Rasti i Theo Hernandez është i veçantë, pasi futbollisti siç duket ka pasur testin ‘pozitiv të rremë’.

Anësori do t’i rikthehet stërvitjeve menjëherë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atalantas.

Të gatshëm priten të jenë edhe dyshja; Rebic/ Krunic./IndeksOnline/