Reçaku në mbështetje të Kastriot Shabanit për kryetar të Shtimes

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kastriot Shabani, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Reçak.
Në këtë takim, Shabani u prit nga kryetari i nëndegës së LDK-së për këtë fshat, z. Minush Brahimi, si dhe nga një numër i madh qytetarësh.
Ai tha se ky ishte një rast i shkëlqyer për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e banorëve për të ardhmen e komunës.
“Reçaku, si simbol i historisë dhe sakrificës, na kujton përherë përgjegjësinë që kemi për të punuar me përkushtim e ndershmëri për të mirën e qytetarëve tanë,” u shpreh Shabani.
Ai theksoi se bashkë me ekipin e tij dhe aktivistët e LDK-së, do të vazhdojnë takimet në çdo cep të komunës, duke e vënë në qendër zërin dhe nevojat e qytetarëve./IndeksOnline/