11:54 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reçica: 6.4 milionë € janë ndarë deri tani për ish-të burgosurit politik

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se për vitin 2018 janë paraparë 10.5 milionë euro për kompensimin e mjeteve materiale për ish të burgosurit politik.

Sipas ministrit nga janari deri në shtator të  vitit 2018 janë kompensuar 6.4 milionë euro.

Ky sqarim vjen pas pyetjes së deputetit Rasim Selamanaj, i cili e ka pyetur ministrin se “pse po ndodhin vonesa në kompensimin e mjeteve materiale ndaj ish të burgosurve politik të cilët kanë vuajtur me vite të tëra nëpër burgje të Serbisë”.

Reçica tha se kjo nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por e komisionit qeveritar për ish të dënuarit politik.

“Kjo është përgjegjësi e komisionit qeveritar për ish të dënuarit politik. Ministria e Punës bën vetëm ekzekutimin e pagesave sipas listave që i sjell komisioni qeveritar për kompensimin e të burgosurve politik”, përfundoi Reçica.