75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Reçica: Avancimi i të drejtave të gruas në marrëdhënien e punës, synimi ynë kryesor

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se dikasteri që ai drejton ka ndërmarrë hapa konkret në avancimin e të drejtave të punëtorëve, sidomos të drejtat e gruas në marrëdhënien e punës.

Këto komente i bëri gjatë raportimit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE) ku tha se MPMS ka adresuar veprimin për iniciativën ligjore drejt reformës për Ligjin e Punës, ashtu siç është definuar në takimet e KKZHE-së.

“Kemi hartuar draftin Koncept-Dokumentin për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës në bazë të cilit kemi adresuar çështjet nga marrëdhënia e punës, duke u fokusuar edhe në dispozitat e pushimit të lehonisë, orarit të punës, kontratat e punës, marrëveshjes kolektive dhe shumë çështje tjera”, tha ministri.

Bazuar në këtë Koncept-Dokument, Reçica tha se kanë buruar dy projektligje, ai i Punës i cili është miratuar në Qeveri dhe ai për pushimin e lehonisë dhe prindëror, që është dërguar në Qeveri për miratim.

“Të dy këto projektligje janë bashkëkohore që synojnë avancimin e të drejtave të punëtorëve sidomos të drejtat e gruas në marrëdhënie pune, dhe në të cilat janë transpozuar direktiva të Bashkimit Evropian”, tha ministri./Indeksonline/