75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Reçica e vlerëson si të rëndësishëm miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica e ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve që sot mori dritën jeshile nga Kuvendi i Kosovës. Reçica e ka cilësuar si hap shumë të rëndësishëm.

Postimi i plotë i ministrit:

Shumë i lumtur që Kuvendi sot miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Ky është një lajm i mirë dhe një hap i rëndësishëm në kompletimin e legjislacionit sa i përket avancimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

Sigurimi i një mirëqenie të duhur dhe shërbime të avancuara për fëmijët, si dhe mbrojtja e tyre nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit është obligim i gjithësecilit nga ne.

Urime!