12:43 / E Martë, 17 Shtator 2019

Reçica: Familjarëve të dëshmorëve u është bërë padrejtësi

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se familjarëve të dëshmorëve deri tashti u është shkaktuar padrejtësi, duke iu refuzuar e drejta për përfitimin të pensionit të familjarit të dëshmorit, krahas pensionit kontributiv.

Postimi i plotë:

Përgjatë këtyre dy vjetëve si ministër në MPMS, në zyrën time kam pritur shumë pensionistë, familjarë të dëshmorëve të cilëve ligji aktual iu ka pamundësuar të drejtën për pension kontributiv dhe të familjarit të dëshmorit njëkohësisht. Kjo e padrejtë ka rënduar shumë pensionistët jo vetëm në aspektin financiar por gjithashtu edhe në aspektin moral e meritor.

Me Reformën Pensionale, pensionistët kontributivë do të gëzojnë pensionin kontributiv për djersën e derdhur, por edhe pensionin e familjarit për gjakun e derdhur. Kjo do të realizohet me një shumë unike për të dy pensionet. Me NISMA në Qeveri, ky diskriminim nuk do të zgjas më shumë se muajt e parë të qeverisjes, sepse ne jemi të përkushtuar në përfundimin e reformës pensionale të nisur gjatë këtij mandati