Reçica: Limaj ka nisur konsultat me liderë pas vendimit të kushtetueses
Skënder Reçica, eksponent i Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se lideri i subjektit ku është ai, Fatmir Limaj, ka filluar konsultimet me liderë të subjekteve politike për të parë se si duhet të veprohet në raport me dialogun me Serbinë, tashmë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për Delegacionin shtetëror.
Reçica ka folur të martën në “Imazh” te RTK.
“Limaj është duke u takuar me liderë, ai ka filluar konsultat, për të parë se çka duhet të bëjmë. Ne jemi për ata që meqenëse jemi para fazës finale, duhet të arrijmë një konsensus mes të gjitha subjekteve politike. Forcat politike duhet të gjejnë rrugën për të ecur përpara”, ka thënë ai.
“Nuk shtyhen përpara çështjet nëse ne barrikadohemi”.
Sipas tij, në trajtimin e çështjeve nacionale, kërkohet sakrificë nga partitë politike.
Ai ka thënë se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë e koalicionit PAN.