Reçica-Llugiqi pritet fuqishëm në vendlindjen e bashkëshortit

Anila Reçica-Llugiqi ka qëndruar sot në Dobrajë, ku është takuar me qindra përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Duke shpalosur programi qeverisës, Reçica-Llugiqi dhe banorët e Dobrajës u pajtuan njëzëri që ka ardhur koha për ndryshimin e madh në Kosovë.
Pas shkëmbimit të ideve dhe planeve për të ardhmen, Reçica-Llugiqi falënderoi të gjithë ata që ndanë kohën për t’u bërë pjesë e këtij tubimi madhor.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Anila Reçica-Llugiqi bartë numrin 57 në listën e LDK-së.