75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / MSH

Reçica me akuza për Komunën e Prishtinës: Po synoni falimentimin e KRM “Pastrimi”

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, deklaroi se Komuna e Prishtinës po minon të ardhmen e kësaj kompanie.

Në një postim në Facebook, Reçica thotë se kryetari Përparim Rama dhe drejtori i shërbimeve publike, Bekim Brestovci, po marrin hapa që çojnë në falimentimin e kompanisë “Pastrimi”, duke rrezikuar kështu vendet e punës të 900 punëtorëve.

“Me publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro Komuna e Prishtinës po bën një hap të qartë drejt margjinalizimit të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi,” duke rrezikuar drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e saj. Kjo ndërmarrje, me 900 punëtorë në nivel rajonal, prej të cilëve 300 në Prishtinë, është një shtyllë e rëndësishme e shërbimeve publike për qytetarët. Me këtë veprim po tentohet të shpenzohen 16.5 milionë euro vetëm në shërbim me 0 investime kapitale, çka nënkuptohet që Kryeqyteti pas skadimit të kontratës do të kthehej në pikën zero sa i përket trajtimit të mbeturinave” shkroi Reçica.

Ai dyshon se Komuna po synon falimentimin e KRM “Pastrimi” dhe privatizimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët.

“I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës Përparim Rama, që të ndalojë këto veprime të papërgjegjshme që rrezikojnë qindra vende pune dhe të rikthejë fokusin te mbrojtja e interesit publik”, shtoi Reçica, shkruan IndeksOnline.

Ky është postimi i plotë i tij:

Përparim Rama dhe Bekim Brestovci marrin hapa që çojnë drejt falimentimit të kompanisë publike “Pastrimi”, dhe rrezikon vendet e punës të 900 punëtorëve dhe mirëqënies familjare të tyre

Reagim Publik

Kundërshtojmë fuqishëm veprimet e Komunës së Prishtinës që minojnë të ardhmen e KRM “Pastrimi”

Me publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro Komuna e Prishtinës po bën një hap të qartë drejt margjinalizimit të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi,” duke rrezikuar drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e saj. Kjo ndërmarrje, me 900 punëtorë në nivel rajonal, prej të cilëve 300 në Prishtinë, është një shtyllë e rëndësishme e shërbimeve publike për qytetarët. Me këtë veprim po tentohet të shpenzohen 16.5 milionë euro vetëm në shërbim me 0 investime kapitale, çka nënkuptohet që Kryeqyteti pas skadimit të kontratës do të kthehej në pikën zero sa i përket trajtimit të mbeturinave.

Vendimet e Komunës duket se synojnë falimentimin e KRM Pastrimi dhe privatizimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, duke minuar parimet e menaxhimit transparent dhe efektiv të mbeturinave.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës Përparim Rama, që të ndalojë këto veprime të papërgjegjshme që rrezikojnë qindra vende pune dhe të rikthejë fokusin te mbrojtja e interesit publik. Gjithashtu, kërkojmë një qasje të drejtë për mbështetjen e KRM “Pastrimi”, si një ndërmarrje publike rajonale me më shumë se 67 vite ekzistencë dhe e cila ka shërbyer me përkushtim për vite me radhë.

May be an image of text