Reçica: Me ligjin e ri, do të trajtohen edhe lehonat e papunësuara!
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se me ligjin e ri të lehonisë,do të trajtohen edhe lehonat që nuk janë në marrëdhënie pune, transmeton Indeksonline.
Reçica, i cili tashti është kandidat për deputet nga Nisma, ka thënë se në këtë ligj kanë punuar gjatë dhe se i njëjti do të mirëpritet nga të gjitha lehonat.
“Me ligjin e ri të lehonisë do të trajtohen edhe lehonat e papunësuara të cilat deri më tani nuk kanë gëzuar mbështetje nga shteti . Nënë lehonë është si ajo që punon sikur ajo që është e papunë”, ka thënë Reçica i cili në listën e kandidatëve për deputet mbanë numrin 14./Indeksonline/
