Reçica: Në Kosovë janë 108 mijë persona të papunë
Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet në një nivel tejet të lartë. Nga raportet dhe të gjeturat e fundit, thuhet se papunësia më e theksuar është te femrat me 38.0%, krahasuar me meshkujt, 29.2%.
Këtë e konfirmon edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili thotë se referuar statistikave Kosova aktualisht ka rreth 108 mijë punëtorë të regjistruar si të papunë.