75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Reçica për pensionistët, që janë larguar nga puna gjatë regjimit: I vetëm nuk mund ta sjellë projektligjin në Parlament

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica para deputetëve ka folur në lidhje me pensionistët që janë larguar nga puna në kohën e regjimit të Millosheviqit e të cilët vazhdojnë të mos gëzojnë trajtimin e duhur nga ana e institucioneve.

Ai në pyetjen e deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu në lidhje me këtë tematik, ka thënë se si ministër që dy mandate po përpiqet ta qojë përpara ligjin që zgjidh këtë çështje, duke shtuar tutje se më 15 korrik ka dërguar në qeveri projektligjin.

“Unë si ministër e kam kryer detyrën time. E kam dërguar në Qeveri me 15 korrik. Deputetët duhet t’i thërrasin ndërgjegjes të gjithë ka dy vite që ka pritur ky projektligj. Unë i vetëm nuk mund ta sjelli në parlament. Donë impenjimin e të gjithëve”, theksoi Reçica.