11:05 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Reçica: Personat e pagjetur mbeten barra jonë e përgjithshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë sot se personat e pagjetur mbeten barra dhe kujtesa jonë e përgjithshme.

Në fjalimin e tij, Reçica theksoi se ka shumë fëmijë, gra e burra të cilët  nuk dihen se ku janë dhe çka ka ndodhur me ta, raporton Indeksonline.

“Ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë peshojnë rëndë mbi supet e atyre që nuk harrojnë të kaluarën. MPMS në mënyrë financiare ka mbështetur dhe mbështet familjarët e të zhdukurve. Në kuadër të ministrisë kemi 7 zyra regjionale për personat e zhdukur”, ka thënë Reçica.

Sipas tij, familjarët e të zhdukurve gëzojnë të drejta dhe beneficione sipas ligjit të Kosovës.

“Në bazë të dhënave kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i familjarëve të të zhdukurve për të gëzuar pensione dhe beneficione dhe ato i kanë gëzuar. Nuk shlyhen plagët për të zhdukurit e viktimat e dhunës seksuale, por duhet të punojmë shumë që të kemi një shtet më të mirë”, ka shtuar Reçica. /Indeksonline/