75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Reçica: Punëtorët tanë meritojnë respektim të të drejtave çdo ditë, jo vetëm sot!

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Skender Reçica thotë se punëtorët meritojnë kushte dinjitoze dhe respektim të të drejtave të tyre.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se të gjithë duhet të angazhohemi për të drejtat e tyre.

Në status ai ceku se MPMS vitin e kaluar ka hyrë në reformën e thellë që punëtori të ketë të drejts të avancuara./Indeksonline/

Më poshtë lexoni postimin e plotë të ministrit:

Punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës.
Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre.

Me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve, ne në MPMS vitin e kaluar i kemi hyrë reformës së thellë të marrdhënies së punës, që punëtori ynë të gëzojë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni.

Nuk do të ndalemi së angazhuari në përmbushjen e obligimeve tona ligjore e morale ndaj punëtorëve tanë.

Urime 1 Maji, Dita e Punëtorëve!