14:07 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Reçica: S’do të ketë më kritere diskriminuese për përfituesit e asistenës sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, nëpërmjet një konference shtypi ka lansuar sot në konsultime publike konceptdokumentin për reformë të skemës së ndihmës sociale.

Reçica tha se shumë kritere diskriminuese në ligjin aktual, do të largohen në Ligjin e ri për skemën e ndihmës sociale.

“Do të eliminohen kriteret diskriminuese, si ai i moshës së fëmijës pesë vjeç, do të eliminohen kategoritë e asistencës sociale (kategori I dhe II), do të bëhet ndryshimi i shkallës së ekuivalencës për llogaritjen e shumës mujore në bazë të madhësisë dhe strukturës demografike të ekonomive familjare”. tha ministri.

Ai shtoi se është parparë edhe instalimi i shtesave për fëmijët e familjeve nën asistencë për secilin fëmijë deri moshën 18 vjeç si edhe do të angazhohen përfituesit e asistencës sociale të cilët janë të aftë për punë, duke i përfshirë në punë të rregullt, trajnime profesionale, masa aktive të tregut të punës, pa ndërprerje nga asistenca edhe për një periudhë të caktuar kohore.