Reçica takon eurodeputetin Fleckenstein, flasin për dimensionin social në Kosovë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim Knut Fleckenstein, Eurodeputet në Parlamentit Evropian. Reçica dhe Fleckenstein kanë diskutuar për hartimin e politikave më të mira dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në përgjithësi
“Pata kënaqësinë të pres sot në takim Eurodeputetin e Parlamentit Evropian, z.Knut Fleckenstein, njëherësh edhe raportues i Parlamentit Evropian për Shqipëri. Diskutuam lidhur me Dimensionin Social në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, për hartimin e politikave më të mira dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në përgjithësi”, ka shkruar Reçica në faqen e tij zyrtare në Facebook./Indeksonline/