Reçica: Të pakompromis ndaj atyre që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica së bashku me përfaqësues nga Inspektorati i Punës, vizituan Qendrat Tregtare “Viva Fresh Store” dhe “ETC”, ku u takuan me stafin menaxherial dhe punëtorët.
Reçica inkurajoi punëdhënësit që të respektojnë të drejtat e punëtorëve si dhe u bëri thirrje punëtorëve që të raportojnë rastet kur të drejtat e tyre shkelen.
“Sot bashkërisht me Inspektoratin e Punës jemi në Viva Fresh dhe ETC. Kemi dal që të informohemi nga afër rreth respektimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, si dhe të dërgojmë mesazh të qartë ne mesin e punonjësve dhe punëdhënësve që Inspektorati i Punës është duke punuar në monitorimin e zbatimit të legjislacionit që rregullon çështjen e të drejtave të punëtorëve”, tha Reçica.



