15:01 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

OVL e UÇK-së viziton Reçicen, kanë disa kërkesa për veteranët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka vizituar sot ministrin e Punës dhe Mirëqenies, Sociale, Skender Reçica.

Sipas njoftimit, në këtë takim janë diskutuar disa pika të rëndësishme për veteranët, transmeton Indeksonline.

“Në takim u diskutua për veteranët e luftës së UÇK-së si: pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes në pajtim me Ligjin Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-261 Për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim”, thuhet në njoftim.

Tutje Reçica, premtoi se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër. /Indeksonline/