75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Recidivistët e veprave penale bredhin rrugëve, ku është prokuroria e gjykatat?

Vrasje, grabitje, vjedhje e sulme të ndryshme po ndodhin kohët e fundit në vend.

Policia e Kosovës me terë kapacitetin e saj po e bën të pamundurën për kapjen e autorëve të këtyre veprave.

Mirëpo është tejet absurde kur një kriminel i arrestuar me bazë, të nesërmen ose brenda javës lihet sërish i lirë.

Aktualisht sistemi i drejtësisë lë ende shumë për të dëshiruar.

Prokuroria duhet të tregohet më e rreptë ndaj personave që arrestohen në flagrancë ose me bazë dhe ata duhet të mbahen në paraburgim deri në një vendim të gjykatës.

Ka shumë recidivistë të veprave penale që sot bredhin rrugëve të Kosovës pa u trembur nga hetuesit.

Derisa politika kosovare, pozitë e opozitë ende ka qasje në vendimet që marrin prokurorët e gjyqtarët në Kosovë, këtu nuk shihet e ardhme e mirë.

Disa fëmijë të prokurorëve, të gjyqtarëve dhe politikanëve sillen si kapadai nëpër qytet. Mjafton të shihet veshja e tyre dhe të formosh mendimin se ku jemi si shtet.

Pa funksionimin e mirëfilltë të zinxhirit: polici-prokurori-gjykatë, ne do të shohim vazhdimisht skena të krimit./Indeksonline/

Disa prej titujve të lajmeve të ndodhura kohët e fundit: