18:38 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Red Bull paguan 550 milion euro për themeluesit

Kompania e pijeve energjike Red Bull ka paguar më shumë se 550 milion euro (493 milion £) për themeluesit e saj, duke përfshirë familjen e një ish-fermeri Thai të rosave i cili shpiku pijen në vitin 1976.

Kompania, e cila është e njohur gjithashtu për ekipin e saj të garave Formula One dhe sponsorizimin e sporteve ekstreme, ka paguar 211.4 milion € për familjen e Chaleo Yoovidhya, shpikës i pijeve, i cili vdiq në vitin 2012.

343 milion euro të tjera iu dhanë Dietrich Mateschitz, një biznesmen austriak i cili në vitin 1987 bëri partneritet me Yoovidhya për të promovuar Red Bull jashtë shtetit.

Kjo Pije i ktheu të dy burrat në multibilionerë. Yoovidhya, i cili lindi nga prindër të varfër emigrantë kinezë në provincën veriore Tailande të Phichit, ishte bërë personi i tretë më i pasur i Tajlandës me një pasuri të vlerësuar prej 5 miliardë dollarësh (3.7 miliardë funte) para se të vdiste në moshën 88 vjeç në 2012.

Mateschitz, një ekspert i marketingut farmaceutik që udhëtonte rregullisht në Tajlandë bleu 49% të aksioneve në 1987, ku më pas  vendosi të ndryshonte formulën për të përmbushur standardet ndërkombëtare të pijeve dhe e prezantoi atë në të gjithë botën.

76-vjeçari vlerësohet të ketë një pasuri prej 27.5 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin më të pasur në Austri dhe brenda 60 njerëzve më të pasur në planet.