75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Red Bulli” shkarkoi 2 drejtues të lartë midis debateve për racizmin, pronari i kompanisë një admirues i Trumpit!

Lajmi se “Red Bulli” kishte shkarkuar dy drejtues të lartë në SHBA, të cilët kishin lobuar për më shumë diversitet në kompani dhe u fajësuan për rrjedhën e një letre që kritikonte “heshtjen publike” të saj në çështjen e Black Lives Matter, ka bërë xhiron e botës.

Ka pasur mjaft reagime ndaj pushimit nga puna të shefit ekzekutiv të firmës për Amerikën e Veriut, Stefan Kozak, dhe shefes së marketingut Amy Taylor.  Të dytë ata kishin lobuar javët e fundit për më shumë diversitet, dhe u fajësuan duket për rrjedhjen e një letre të firmosur nga 300 të punësuar që kritikonin heshtjen publike të kompanisë në debatin mbi racizmin.

Së fundi del në dritë një tjetër detaj: CEO-ja miliarder i “Red Bullit”, Dietrich Mateschitz, është një admirues i flaktë i presidentit Donald Trump dhe ka folur hapur kundër “ korrektesës politike”. Magnati 76-vjeçar zotëron dhe një firmë mediatike, e cila është kritikuar se i ka dhënë një platformë aktivistëve të ekstremit të djathtë në vendlindjen e tij, Austri.

Red Bull Energy Drink 24 Pack 12 Fl Oz - Buy Online in Barbados ...