75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Z S

Red Bull Symphonic për herë të parë në Kosovë: MC Kresha & Lyrical Son me Orkestrën Simfonike

Më 2 korrik 2025, në AMC Hall në Prishtinë, vjen një nga ngjarjet më të veçanta muzikore që është organizuar ndonjëherë në vendin tonë – Red Bull Symphonic.

Dy emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, MC Kresha dhe Lyrical Son, do të performojnë së bashku me Orkestrën Simfonike të Kosovës, në një koncert që bashkon fuqinë e rap-it me madhështinë e muzikës klasike.

Biletat janë të kufizuara dhe mund të rezervohen vetëm online përmes faqes zyrtare të Red Bull:

Ky koncert është shumë më tepër se një performancë – është një festë për muzikën, kulturën dhe kreativitetin. Nëse je në Prishtinë apo afër, mos e humb këtë super ngjarje!/Indeksonline/