16:49 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Red Bull triumfon në shtëpi, dështim total nga Mercedes (Foto)

Max Verstappen ka triumfuar në çmimin e madh të Austrisë pas një gare shumë interesante.

Piloti i Red Bull la mbrapa dy pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.

Dështim për dy ngasësit e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Valteri Botas që nuk arritën ta përfundojnë garën.

Sebastian Vettel ka marrë kreun e renditjes së përgjithshme me 146 pikë, një më shumë se Hamilton. Në vendin e tretë është Raikkonen me 101 pikë ndërsa në të katërtin Daniel Ricciardo. /IndeksOnline/