09:52 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / B O

Red Bull zyrtarizon partnerin e ri të Max Verstappen

Red Bull njoftoi se shoku i ri i skuadrës së Max Verstappen, duke nisur nga viti 2021, do të jetë Sergio Perez.

Piloti meksikan, i cili me Racing Point këtë vit fitoi për herë të parë një garë në Formula 1, do të ketë mundësinë që vitin e ardhshëm të luftojë për fitore të tjera.

“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë. Do të garoj me një makinë fituese, gjë që e kam dashur që kur kam ardhur në F1”, tha Perez.

Meksikani 30-vjeçar ka 10 vite eksperiencë në F1, 191 gara të zhvilluara, 10 podiume dhe 1 fitore.