13:32 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Redknapp bën koment kontravers për Arsenalin pas humbjes, 2-3 nga Chelsea

Jamie Redknapp nuk beson se asnjë lojtar i Arsenalit ka kualitet që të luajë në formacionin bazë të Chelseat pas humbjes, 2-3 nga Chelsea të dielën.

Skuadra e Maurizio Sarrit arriti ta mposhtë Arsenalin në ”Stamford Bridge” duke ia shkaktuar skuadrës së Unai Emeryt humbjen e dytë në dy ndeshje.

Dhe duke folur për këtë ndeshje, Redknapp tha për Daily Mail se Arsenali mund të bënte më mirë, transmeton IndeksOnline.

”Arsenali ka mundur të dalë më mirë nga kjo ndeshje ndaj Chelseat, por humbja dëshmon gjithçka”.

”Shikojeni skuadrën e Arsenalit, asnjëri prej lojtarëve nuk do të startonte në formacionin e Sarrit. Në mbrojtje, Mustafi dhe Sokratis nuk duken të mirë”.

”Në krahët e mbrojtjes, Azpilicueta është më i mirë se Bellerin, derisa Alonso ka qenë impresiv që dy vite”, tha Redknapp./IndeksOnline/