Redon Arifi, mbrojtësi i Lirisë që ëndërron të luajë për Liverpoolin

Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, mbrojtësi i Lirisë, Redon Arifi ka treguar se ëndrra e tij është që të luajë për Liverpoolin.
Redon Arifi, 20 vjeçar, kaloi këtë verë te skuadra e Lirisë nga akademia e njohur e 2 korrikut, por ai ka ëndrra të mëdha.
Arifi ka kaluar tre muaj në prova te skuadra e U21 e Luzernit, por që nuk ia doli të përfitonte kontratë nga klubi zviceran.
Mbrojtësi shtatlartë tregoi se ëndërron të luajë për Liverpoolin, por se i duhet të luftojë të përmirësohet çdo ditë më shumë.
“Liverpooli është ëndrra ime. Ende nuk jam në atë nivel, por jam duke luftuar çdo ditë për tu përmirësuar. Jam i gjatë, i fortë, i mirë në lojën në ajër dhe kam harkime të mira”, tha Arifi.