“Reds” u kundërpërgjigjen fansave të Chelseat, kjo është kënga për Salah
Të enjten e kaluar disa tifozë të Chelsea abuzuan në mënyrë raciste ndaj Salah, para ndeshjes së Europa League mes Chelsea dhe Slavia Pragues.
Një grup prej gjashtë burrave u xhiruan në një bar duke kënduar se Salah, i cili është një musliman i devotshëm, është ‘një bombardues’.

Vetëm tri ditë më pas, fansat e Liverpoolit kanë një kundpërgjigje për ofendimet që iu bënë lojtarit të tyre të preferuar.
Në këngën e kënduar nga tifozët e “The Reds” thuhet: “Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”.
Liverpool fans have planned on singing this Mo Salah song this weekend in response to the recent Islamophobic chants about him.
— Football Vines (@FootballVines) April 13, 2019
This is class!? pic.twitter.com/ZYFZ9A36xC
Ndryshe, Liverpool pikërisht këtë të dielë pret skuadrën e Chelseat në “Anfield”, ndeshje kjo mjaft decisive në garën për titull kampioni. /IndeksOnline/