Reduktohet stafi adiministrativ në Shtime, masë parandaluese ndaj Covidit-19

Është mbajtur mbledhje e Shtabit Emergjent Komunal së bashku me drejtorët komunalë të cilën mbledhje e kryesoi kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.
Duke u bazuar në informatën për rritje të numrit të të infektuarëve në nivel të vendit, por edhe në nivel komunal me qëllim të ruajtjes se shendetit të qytetarëve, sidomos te moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike, por edhe stafit komunal, Shtabi Emergjent Komunal ka marrë vendimin për të reduktuar numrin e punëtorëve të Administratës komunale për dy javë deri në një vendim tjetër të radhës, ndërsa të gjitha shërbimet komunale, do të kryhen nëpërmjet, telefonit, Internetit apo shërbimet online për qytetarë.
Komuna e Shtimes është duke përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm duke zbatuar masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, IKSHPK-së si dhe Shtabit Emergjent Komunal.