21:31 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Reduktoni kilet e tepërta në zonat e vështira, përmes këtyre mënyrave

Të gjitha ushqimet që konsumoni gjatë ditës janë shumë të rëndësishëm për shëndetin.

Pakujdesia që mund të tregoni qoftë edhe një ditë, do të sjellë pasoja të pakëndshme, si përshembull pjesë të tepërta dhjami në zona të ndryshme të trupit.

-Konsumoni vezë në mëngjes. Veza ju ndihmon të humbisni peshë dhe është një ushqim i shëndetshëm.

-Mos konsumoni ëmbëlsira. Ato janë të shijshme, por nëse kaloni limitin ëmbëlsirat bëhen të dëmshme. Nëse i zëvendësoni ato me fruta do i bëni shumë mirë trupit tuaj.

-Largoni nga frigoriferi ushqimet e skuqura. Është me mirë nëse diçka e konsumoni të pjekur.

-Konsumoni sa me pak kripë. Përpos e dëmshme për veshkat, kripa përthith edhe lëndë që kthehen në dhjam.

-Shtoni brokolin. Brokoli është ushqimi më i mirë që mund të konsumojë dikush që mban trupin në formë.

-Bëni sport. Sporti ju ndihmon të digjni kalori, humbisni peshë dhe mbani trupin në formë.

-Bëni dush me ujë të ftohtë. Në temperaturat 17-18 gradë trupi juaj djeg 7% kalori me shumë se sa në temperatura të larta.

-Pini ujë natyral, mos e zëvendësoni me asnjë lëng tjetër.

-Lani dhëmbët ne mëngjes. Kur lani dhëmbët truri i jep stomakut një sinjal sikur i thotë “Jo më ushqim për sot”. Duke dashur t’i mbani të pastër ju kujdeseni që të mos konsumoni ushqim.

-Shkoni në shtrat para orës 23:00. Nëse flini më vonë trupi nuk mund të djegë kalori mjaftueshëm.