75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Redzepi u përgjigjet dy organizatave që kërkuan shkarkimin e saj: Mbështes gjitha konventat ndërkombëtare, edhe LGBTQ+

Dy organizata të vogla që thirren për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+, “Dylberizm” dhe “Replik” kanë reaguar ndaj një deklarate të para disa vjetëve të Emilija Rezhepit.

Dy organizatat thonë se zëvëndëskryeministrja kishte shprehur qëndrimin kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

Indeksonline ka kontaktuar Rexhepin, e cila ka thënë se storia televizive është nxjerr nga konteksti dhe është keqinterpretuar. Ajo ka deklaruar se mbështetët gjitha konventat ndërkombëtare, përfshirë edhe LGBTQ+.

“Gjatë aktiviteteve parlamentare në komisione të caktuara në të cilat diskutuam Ligjin për zhurmën, ku shumica e deputetëve thonin se objektet tona fetare prodhojnë zhurmë, duke iu referuar ezanit dhe këmbanave të kishave, unë deklarova publikisht qëndrimin tim se është ofenduese që objektet tona fetare që ekzistojnë me shekuj të tërë, të jenë pjesë e diskutimit tonë në Kuvend. Në atë kontekst është nxjerr edhe storja e cila sot qarkullon dhe pyetja ku unë emocionalisht pata reaguar.

Si zëvendëskryeministre për Komunitetet Joshumicë dhe të Drejtat e Njeriut, unë mbështes të gjitha konventat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut për të gjitha komunitetet, përfshirë popullatën LGBTQ+”, ka thënë Rexhepi për Indeksonlinen.