Redzepi në Prizren, diskuton për hapjen e drejtimeve të reja në gjuhën boshnjake dhe turke

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi sot është takuar me rektorin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof.Dr. Samidin Krabaj.
Ajo njofton se në atë takim u diskutua për akreditimin dhe hapjen e drejtimeve të reja në gjuhën boshnjake dhe turke.
“Takimi zyrtar me rektorin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren Prof.Dr. Samidin Krabaj. Në takim u diskutua për akreditimin dhe hapjen e drejtimeve të reja në gjuhën boshnjake dhe turke”, shkruan Redzepi./Indeksonline/