75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / L K

Redzepi përfaqëson Kosovën në një sesion ndërkombëtar në Turqi

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi po përfaqëson Kosovën në një sesion ndërkombëtar në Marmara të Turqisë.

Redzepi ka thënë para të pranishmëve se kriza klimatike, kriza evropiane energjetike dhe lufta në Ukrainë nxorën në pah problemet afatgjata në sektorin energjetik.

“Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të mëdha për të siguruar energji të përballueshme dhe të pastër me qëllim të arritjes së një kapaciteti prej 1.3 Gë të burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë dhe rritjen e sigurisë së kushteve të jetesës. Ne e bëjmë këtë në përputhje me Strategjinë tonë të Energjisë 2022-2031” ka thënë Redzepi në Turqi.