Redzepi pret në takim një delegacion nga Kombet e Bashkuara

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka takuar përfaqësuesit eKombeve të Bashkuara.
“Diskutuam për përmirësimin e paqes, sigurisë dhe pozitën e komuniteteve të pakicave në Republikën e Kosovës. Fokusohemi në hapa konkrete dhe zgjidhje që do të ndihmojnë në një shoqëri më të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

U falënderoj për mbështetjen dhe angazhimin:
- Z. Miroslav Jenča, Asistent Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën
- Znj. Caroline Ziadeh, Përfaqësuese e Veçantë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetare e UNMIK-ut
- Z. Anuar Zhainakov, Asistent i Veçantë i Asistentit të Sekretarit të Përgjithshëm
- Z. Georges Falhry, Shef i Çështjeve Politike
- Znj. Naoko Tayamanov, Asistente e Veçantë e Përfaqësuesit të Veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm” ka thënë Redzepi pas takimit./Indeksonline/