Redzepi prezanton Planin për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, u votua dje në mbledhjen e Qeverisë

Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës është miratuar Programi për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut si dhe Plani i veprimit 2021-2023.
Zëvendëskryeministrja Emilia Redzepi ka prezantuar këtë plan.
Ky dokument ka për qëllim zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të bazuar në evitimin e pengesave për përmbushjen e të drejtave dhe lirive themelore në vendin tonë.. Ndërsa institucionet shtetërore do të jenë përgjegjëse për zbatimin e atyre ndërhyrjeve sektoriale në fushat e:
– Reformave ekonomike dhe kuadrit ligjor për shërbimet dhe ndihmën sociale, duke fuqizuar mekanizmat e financimit dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, duke ofruar mbështetje për sektorin e OJQ-ve, institucionet sociale dhe veprimtarive të tjera të ngjajshme.
– Programit të Kosovës për barazi gjinore (2020-20240) i cili synon të sigurojë procesin e transformimit në të gjitha nivelet e të gjitha institucioneve.
– Strategjisë për përfshirje më të mirë të romëve dhe egjiptianëve në shoqërinë kosovare 2017-2021, me fokus të veçantë në qasje më të mirë në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe banim.
– Strategjisë sektoriale të Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale 2018-2020, e cila synon në radhë të parë rritjen e punësimit dhe përparimin e sektorit të mirëqenies sociale.
– Diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar, pavarësisht ekzistimit të akteve ligjore dhe nënligjore, që reflektohet në punësimin e pamjaftueshëm të këtyre personave, gjithashtu qasjen e dobët në shëndetësi, qasjen e pasiguruar me karroca me rrota në institucione, mos sigurimin e mjeteve ndihmëse, realizimi i dobët i të drejtave shëndetësore, kujdesi i dobët shoqëror, nevoja për rregullim më të mirë të këtyre çështjeve për të gjitha kategoritë, etj.
– Strategjia Kombëtare për të drejtat Pronësore në Kosovë që ka për qëllim përmirësimin e çështjes së tranzicionit ligjor të pronësisë përmes transferimit në kohë dhe regjistrimit kadastral të pronësisë tek të gjithë trashëgimtarët dhe bashkëpronarët, gjë që ngre nivelin e sigurisë për disa kategori të cenueshme shoqërore, në radhë të parë për gratë.
– Strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje 2016-2020, qëllimi i së cilës është krijimi i një shoqërie që siguron një jetë pa frikë dhe kërcënime nga dhuna në familje për të gjithë qytetarët e saj, të rriturit dhe fëmijët. Një shoqëri që mbron viktimat kërkon përgjegjësinë e autorëve dhe redukton tolerancën sociale ndaj dhunës në familje.
– Strategjia për rregullimin më të mirë nënkupton transparencë më të madhe dhe debate publike, duke përfshirë palët e interesuara, në mënyrë që legjislacioni të jetë më gjithëpërfshirës dhe adekuat me nevojat dhe të jetë i zbatueshëm në praktikë.
– Eliminimi i diskriminimit ndaj komuniteteve kombëtare, duke përfshirë komunitetet serbe, boshnjake, turke, egjiptiane, rome, ashkali, gorane, malazeze dhe kroate, të cilat përballen me diskriminim të ndryshëm institucional dhe social në fushën e punësimit, arsimit, shërbimeve sociale, përdorimit të gjuhës, lirisë së lëvizjes dhe kthimin në shtëpitë e tyre (për personat e zhvendosur), dhe forma të tjera të shkeljes së të drejtave themelore individuale dhe kolektive.
– Diskriminimi institucional në përdorimin e gjuhëve reflektohet në mungesën e ndërgjegjësimit të institucioneve për obligimin ligjor për përfaqësimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha politikat, duke filluar nga mësimi i gjuhëve zyrtare në arsimin fillor dhe të mesëm, trajnimi i shërbyesve civilë në institucione, mungesa e sinjalistikës rrugore dhe informimit brenda institucioneve, mungesa e informimit përkatës në ueb faqet zyrtare të komunave dhe institucioneve qeveritare, zgjedhja e kufizuar e drejtimeve në gjuhët e pakicave, etj.
-Të drejtat e pronësisë dhe trashëgimisë së grave. Emancipimi dhe të drejtat e trashëgimisë pronësore të grave janë faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e grave. Kosova karakterizohet me definim të dobët të të drejtave dhe mungesë zbatimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë dhe grupet minoritare, kështuqë përkundër disa ndryshimeve në ligjin për pronën, trashëgiminë, familjen dhe sferat e tjera plotësuese, zbatimi i tyre mungon për shkak të paqartësive. të mjeteve juridike, mekanizmat institucionalë jofunksionalë, kultura e vetëdijes tradicionale e cila është më e theksuar në zonat rurale, si dhe në aspektin e trashëgimisë në rast të vdekjes së bashkëshortit, por edhe të situatës në rast divorci, etj. Ka pak përparim procedural, por ai është ende i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm.
– Diskriminimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës vazhdon për shkak se për këtë kategori nuk është punuar mjaftueshëm, përveç përfshirjes në skemën e pensioneve. Këta persona nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga shoqëria përmes shëndetit psiko-fizik, heqjes së stigmave, kanë nevojë për edukim shtesë, si dhe për t’iu siguruar gjendje materiale, ndihmë në organizimin e jetës etj.
Sigurisht që shumë prej këtyre çështjeve strategjike presin prej vitesh trajtimin adekuat të tyre, por Qeveria në krye me kryeministrin dhe kabinetet e zëvendësve i është e përkushtuar këtyre çështjeve shoqërore-politike dhe do të bëjë çmos që këto strategji t’i realizoj praktikisht, nëpërmjet përsosjes legjislative dhe mekanizma funksionalë për zbatim praktik efektiv në të ardhmen.
