Redzepi: Qeveria Kurti u jep shumë rëndësi personave me aftësi të kufizuara

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi ka thënë se Qeveria Kurti u jep shumë rëndësi personave me aftësi të kufizuara me theks në punësimin më të lartë në institucionet publike.
Këto fjalë i tha ajo gjatë mbledhjet së Këshillit Qeveritar për personat me aftësi të kufizuara, të cilën e ka kryesuar Redzepi.
“Qeveria e kryeministrit Kurti u jep shumë rëndësi dhe përparësi personave me aftësi të kufizuara me theks në punësimin më të lartë në institucionet publike, ndërmarrjet dhe projektet e infrastrukturës në nivelin lokal. Këshilli Qeveritar për personat me aftësi të kufizuara, i kryesuar nga zëvendës kryeministrja z. Emilija Redzepi zhvilloi një takim me anëtarët e këshillit, i cili përbëhet nga ministri përkatëse për këtë kategori, si dhe shoqata të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara“, njoftoi ajo.