21:42 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Redzepi takohet me Nagavcin, i drejtohet me kërkesa konkrete për komunitetet

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Redžepi e ka vizituar Ministrinë e arsimit dhe është takuar me ministren Arbërie Nagavci. Në takim u bisedua për problemet dhe sfidat kryesore të arsimit të komuniteteve joshumicë.

Në fillim, u theksua problemi i mosfunksionimit të divizionit për komunitetet në kuadër të MASHTI-së. U kërkua që në organogramin e ri, i cili po përgatitet, të përfshihet edhe divizioni për komunitete dhe të punësohet nga një zyrtar nga secili komunitet.

Zëvendëskryeministri ka insistuar në një zgjidhje urgjente të problemit të përkthimit, botimit dhe shtypjes së librave shkollor për komunitetet joshumicë. Ministrja Nagavci ka theksuar se po punohet intensivisht për ta zgjidhur këtë problem dhe se procesi i shtypjes së librave do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. U theksuan gjithashtu problemet lidhur me pagesën e autorëve të librave që i kanë përgatitur librat për një grup lëndësh kombëtare, dhe u dakordua që pagesa e tyre të realizohet, sa më shpejt që është e mundur, nga një fond i veçantë i qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ajo poashtu ka kërkuar që të respektohet ligji për punësimin e personave me nevoja të veçanta, dhe që MASHTI-a ta punësojë një person nga kjo kategori.

E ka theksuar edhe problemin lidhur me abuzimin e vendeve të rezervuara për regjistrimin e studentëve në universitetet publike. Rasti i keqpërdorimit të vendeve të rezervuara po trajtohet nga inspektorati i arsimit dhe pranimi i studentëve që nuk janë nga komuniteti joshumicë pritet të anulohet së shpejti. Zgjidhja e vetme për ta luftuar këtë problem është miratimi i një rregulloreje të re, ku baza që një student të përfshihet në listën e vendeve të rezervuara do të jetë dokumentacioni pedagogjik ose raporti statistikor, përkatësisht në cilën gjuhë është përfunduar shkollimi paraprak dhe si është deklaruar me rastin e regjistrimit në entin statistikor.

Ka theksuar edhe rëndësinë e themelimit të Qendrave të mësimit, të cilat kanë një rëndësi të madhe për studentët e komuniteteve romë, egjiptian dhe ashkali. Ka kërkuar që vitin e ardhshëm të rritet buxheti për subvencionimin e këtyre qendrave. Ministrja Nagavci tha se ka ndarë një buxhet prej 200 mijë eurosh për këtë vit, dhe një rritje të buxhetit në 400 mijë euro është planifikuar për vitin e ardhshëm

Përveç këtyre problemeve kryesore, u bisedua edhe për funksionimin e universiteteve publike në Pejë dhe Prizren, përkatësisht hapjen e drejtimeve të reja në këto universitete.

Zëvendëskryeministrja u apelon disa autorëve për grupin kombëtar të lëndëve të komuniteteve joshumicë që të mos thonë të pavërteta në publik dhe të përhapin një përshtypje negative, qeveria e Republikës së Kosovës po bën çdo përpjekje për t’i zgjidhur këto probleme qe 20 vite, e gjithë kjo në interes të nxënësve dhe cilësisë më të mirë të procesit mësimor në gjuhën boshnjake dhe turke.