Redzepi takon diplomatin e njohur japonez, Yamanaka Keisuke

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka takuar diplomatin e njohur japonez, Yamanaka Keisuke.
Redzepi e ka vlerësuar lart punën dhe misionin e diplomatit japonez dhe në përgjithësi të shtetit mik të Kosovës, Japonisë.
“Një bisedë konstruktive dhe progresive me diplomatin e lartë japonez, Yamanaka Keisuke, i përkushtuar për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës.
Japonia është një vend mik për vendin tonë, ne duam të mësojmë shumë nga ju” shkruan Redzepi në njoftim./Indeksonline/