Redzepi ua jep lajmin e mirë qytetarëve të zonës së Zhupës dhe Podgorës

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka dhënë lajmin e mirë për banorët e zonës së Zhupës dhe Podgorës në Prizren.
Ajo ka falënderuar ministrin Krasniqi për nënshkrimin e marrëveshjes për financimin e tregut të gjelbërt në Reçan dhe shtrimin e disa rrugëve lokale në këto zona.
Redzepi në të kaluarën kishte këmbëngulur që Zhupa të bëhej komunë ngase përfshihen plot 13 fshatra në këtë lokacion dhe ka plot 13 mijë banorë. Shumica e fshatrave janë me popullsi boshnjake./Indeksonline/