75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 05 Maj 2026 / G T

Reece James kritikohet nga tifozët, po buzëqeshte edhe pse skuadra e tij ishte duke humbur

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje ndaj Nottinghamit me rezultatin 1:3, duke shuar shpresat për të luajtur në Champions League sezonin e ri 2026/27.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të Reece James, kanë bërë që tifozët të reagojnë dhe të fyejnë kapitenin e tyre, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi ishte në stol duke buzëqeshur, derisa Chelsea po humbiste 0:3.

Kjo pamje nuk duket aspak mirë, sidomos duke e ditur faktin që James është kapiten i parë i Bluve të Londrës.

Për të bërë një krahasim, ata kanë zgjedhur edhe reagimin e Thiago Silvas, lojtarit të Portos – i cili dje ishte në tribuna duke shikuar ish-skuadrën e tij.

Silva shihej shumë i tensionuar dhe nervoz./Indeksonline/