75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Reece James nuk do të ftohet nga Anglia për Kupën e Botës

Mbrojësi anësor i njohur, Reece James nuk do t’i bashkohet Anglisë për Kupën e Botës 2022 në Katar.

Gareth Southgate i ka thënë Reece James se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës.

James kishte pësuar një dëmtim në Ligën e Kampionëve dhe është në fazën e rikuperimin, megjithatë Southgate ka vendosur të mos e ftojë lojtarin në kampionatin botëror.

Kupa e Botës 2022 fillon me 20 nëntor, teksa Anglia është në grup me Iranin, SHBA dhe Uellsin.