75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Reece James tallej me serbët, për këtë veprim të tij po flasin të gjithë në rrjetet sociale

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikim për Kupën e Botës 2026, duke ia shuar shpresat kësaj të fundit.

Një veprim i Reece James është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi i Chelseat luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një prej më të mirëve në fushë. Gjatë ndeshjes, James bëri një pasim me stil dhe ishte një aksion fantastik, por për fat të keq nuk përfundoi në gol.

Reece James u vlerësua me notën 7.2 në faqen e “Flashscore”. Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e mbrojtësit të “bluve”

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Edhe më i lumtur jam që ai nuk është më pronë e lëndimeve…”, u shpreh Tuchel.

/Indeksonline/