Reece Jamesi rikthehet në stërvitje me Chelsean, i gatshëm për ndeshjet e fundit

Skuadra e Chelseat nesër zhvillon ndeshjen e parafundit në Premier League këtë sezon – si kundërshtar ka Nottingham Forestin.
Pochettino mund të bëjë llogaritje edhe te mbrojtësi anglez, Reece James, shkruan Indeksonline
Jamesi u mungoi Bluve të Londrës për një kohë të gjatë – operacioni i tij ndodhi më 22 dhjetor të vitit të kaluar, por tani ai synon të luaj në ndeshjen e fundit të sezonit.
Mbrojtësi ka pak gjasa që do të ftohet nga Gareth Southgate për ndeshjet e Euro 2024, por shpresa vdes e fundit me lojtarin që i ka kërkuar Pochettinos të futet në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Brightonit./Indeksonline/