14:44 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Refer paradite, shpërndarës i pizave pasdite

Skuadrat kosovare janë duke u ankuar për cilësinë e gjyqtarëve ku shpesh janë bërë debate të mëdha në lidhje me ta.

Por edhe gjendja me pagesa për gjyqtarët, sidomos në ligat e ulëta të futbollit kosovar është shumë e pakënaqur, shkruan Indeksonline

Në këtë kohë, kur futbolli i Ligës së Parë dhe ligave të ulëta ka pushuar ata duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të siguruar të ardhurat.

Gjyqtari nga Prizreni, Hasan Llallo, i njohur si “Hasan referi” punon si shpërndarës i pizave për të siguruar të ardhurat.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku gjithmonë tregon për punën e tij të dytë.

Kujtojmë se gjyqtarët në Kosovë paguhen për ndeshjet që drejtojnë dhe nuk kanë një pagë fikse nga Federata… /IndeksOnline/