Gjyqtarët kosovarë, ndajnë drejtësinë në takimin e madh të Ligës së Kombeve

Sonte nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja midis Rumanisë dhe Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
E veçanta e kësaj ndeshjeje është se do të referohet nga katër kosovarë, transmeton Indeksonline.
Referi kryesor, do të jetë Visar Kastrati, kurse asistentët e tij janë Besnik Morina dhe Imran Kabashi.
Gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala. Tashmë, gjyqytarët kosovarë janë duke pasur hapësirë më shumë në garat evropiane./Indeksonline/
