75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / A. A

Referët po gabojnë në Volejboll, KV Ulpiana dëmtohet nga gjyqtarët në ndeshjen kundër Pejës

Klubi i Volejbollit Ulpiana ka reaguar pas humbjes nga Peja në kuadër të javës së pestë të kampionatit të Kosovës.

Sipas tyre gjyqtarët me shumë përvojë në Kosovë, po bëjnë gabime elementare.

Në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Ulpiana shkruan:

“Më datë 12.11.2020 kemi zhvilluar ndeshjen e pestë të Kampionatit të Kosovës në Volejboll kundër “KV PEJA” në Pejë.Këtë ndeshje e humbëm me rezultat 3:1 në të mirë të pejanëve me ç`rast i urojmë për mikpritjen dhe fitoren.Pas përfundimit të ndeshjes, ne kemi dërgu në FVK një ankesë që ka të bëjë me gabime elementare të referëve më me përvojë në Kosovë !Për më tepër shikoni videoincizimin ku nuk është aspak e vështirë ta gjeni gabimin ! Po presim …!”

/Indeksonline/