Referi mend “n’hava”, ia anulon golin e rregullt skuadrës nga Liga e Parë

Pa fitues ka përfunduar ndeshja e Ligës së Parë në mes të FC Phoenix dhe KF Vëllaznimit.
Por rezultati do të ishte ndryshe nëse gjyqtari i ndeshejs Përparim Jakupi së bashku me dy anësorët Lulzim Statovci dhe Shqiperim Lladrovci të ishin më të kujdesshëm.
Një gol i skuadrës vendase u anulua për pozicion jashtë loje edhe pse nuk dukej që kishte një gjë të tillë.
Sipas zyrtarëve të Phoenix, gjyqtarët kishin tendenca të qarta që nga fillimi i ndeshjes. /IndeksOnline/