16:25 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Referi pas portës, për herë të parë në Superligën e Kosovës

Në stadium ‘Fadil Vokrri’ po zhvillohet derbi i javës mes Prishtinës dhe Llapi.

Vlen të theksohet se për këtë ndeshje ka pasur një interesim të madh sidomos nga tifozët mysafir.

Para ndeshjes tek tifozët e Prishtinës u shfaqen lojtarët e klubit të basketbollit Prishtina të cilët dje fituan titullin e kampionit në basketboll.

Krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës.

Një risi është vërejtur në këtë ndeshje, pasiqë është ndeshja e parë ku po marrin pjesë 6 referë, duke pasur refer edhe pas portës. Kjo gjë do të vazhdojë edhe në ndeshjet tjera të rëndësishme.

Momentalisht rezultati është 0-0. /IndeksOnline/